Bashkia i gjen punë dhe banesë gruas së dhunuar nga ish-bashkëshorti në Vlorë

Aktualitet

rreh-gruan-vloreBashkia e Vlorës ofroi një punë të përshtatshme, banesë me qera dhe mbështetje për fëmijët e 38-vjeçares Marsela Çaushaj, nënë e tre fëmijëve, e cila u dhunua publikisht pak ditë më parë nga bashkëshorti.

Kryetari i Bashkisë, Dritan Leli, u angazhua maksimalisht për të ofruar zgjidhje për të dhe fëmijët e saj, ndërkohë që koordinoi me të gjitha strukturat e tjera lokale, mes të cilave Drejtorinë e Ndihmës dhe Shërbimit Social të Bashkisë, që kjo ndihmë të jetë e gjithanshme, për të tashmen dhe perspektivën e kësaj familjeje.

Kështu, në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale, Caushaj u punësua si sanitare në një prej institucioneve arsimore në qytet, ndërkohë që, për të dhe fëmijët e saj u ofrua gjetja e një banese dhe pagesa e qerasë. Pjesë e mbështetjes së Bashkisë është edhe çerdhja falas për fëmijën 3 vjeçar të familjes Çaushaj, si edhe rregjistrimi në shkollë i vajzës 6-vjeçare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në këtë proces mbështetjeje u bashkëpunua edhe me Qendrën “Vatra”, e cila ofroi pagesën e qerasë së apartamentit të familjes Çaushaj për një periudhë 3 mujore, asistencë psikologjike për nënën dhe fëmijët, mbulimin e kostos financiare për medikamentet mjekësore për nënën dhe fëmijët, libra shkollorë falas për dy fëmijët më të rritur, si edhe angazhimi falas i një avokati për të ndjekur në gjykatë procedimin penal, paralelisht me atë civil.

“Tashmë, Marsela Çaushaj nuk është vetëm. Në ndihmë dhe mbështetje të saj, janë angazhuar të gjitha kapacitetet e Bashkisë”, thotë për gazetën “Shekulli”, drejtoresha e Ndihmës dhe Shërbimit Social të Bashkisë së Vlorës, Irena Stasa. Ajo shton se, kjo ndihmë dhe mbështetje do të jetë e tillë edhe në periudhën në vijim.

ME TE LEXUARAT