Gruaja merr dëmshpërblim prej 10 mijë dollarë nga Microsoft, kjo është arsyeja

Soft

microsoftSistemi operativ, Windows 10, s'është i keq, por Microsoft është kritikuar për atë që disa njerëz e konsiderojnë si fushatë agresive për instalimin e tij.

E tani një grua është dëmshpërblyer për këtë 'agresivitet', pasi në kompjuterin e saj është instaluar pavullnetshëm Windows 10.

Teri Goldstein është paguar 10.000 dollarë nga Microsoft muajin e kaluar, pasi një gjyqtar ka vendosur në favor të saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Goldstein kishte pretenduar se disa ditë pas lëshimit të Windows 10, kompjuteri i saj ka instaluar atë pa lejen e saj, duke bërë që pajisja e saj të ngadalësohej dukshëm dhe të bllokohej.

Problemet kishin bërë që ajo të humbte para, dhe më pas ajo ishte detyruar të blinte një kompjuter të ri. /Express/

ME TE LEXUARAT