Greqia kundër “flirtit” të Ramës me PDIU: Deklarata të papranueshme

Kliko per me shume info

Nikos-Kotzias-009-655x356Deklarata e kryeministrit shqiptar Edi Rama ne kongresin e PDIU-se, ka rikthyer tensionet me Athinën zyrtare, ne prag te vizitës ne Tirane te shefit te diplomacisë greke Nikos Kotzias. Ne nje reagim te ashpër, Ministria e Jashtme greke e cilëson te papranueshme deklaratën e kryeministrit. Greqia i kujton Shqipërisë prioritetet kyçe qe duhet te përmbushe ne rrugën europiane, ministria thekson se çështja çame per te, nuk ekziston.

Vazhdimi i rrugës evropiane per Shqipërinë varet nga zbatimi i pesë parimeve bazë të Bashkimit Europian, ku njëri prej tyre është respektimi i të drejtës dhe sundimit te ligjit. Kjo presupozon respektimin e vendimeve të gjykatave, sidomos kur bëhet fjalë për krime lufte. Dhe në vend të ngritjes se çështjeve joekzistente, duhet te zbatoje parakushtet dhe angazhimet në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare greke.

Kliko per me shume info

Ne njoftimin e zyres se shtypit tërhiqet vëmendja se marrëdhëniet e mira mes dy vendeve nuk duhet te cenohen nga tjetërsimi i fakteve historike.

“Kultura politike e nevojshme mes fqinjëve presupozon seriozitet, respekt për faktet reale të historisë, por dhe vizionin e nevojshëm për të vazhduar marrëdhëniet që nuk do të cënohen nga deformimi me qellim apo pa qellim i fakteve historike, por do të bazohen në ndertimin mbi themele të forta të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mes dy vendeve, që do të ndihmojë edhe në stabilitetin dhe sigurinë në rajon.”

25 vjet pas rivendosjes se raporteve dypalëshe, mes Shqipërisë dhe Greqisë mbeten ende nje sere çështjesh te pazgjidhura, mes te cilave edhe ajo e ligjit te luftës.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here