Greqi, kapen klandestine ne kamionet frigorifere me shalqi

Kliko per me shume info

policia-grekePolicia greke thotë se shtatë të rinj, emigrantë nga Afganistani janë gjetur në një kamion frigoriferik që mbante shalqi.
Emigrantët ishin të moshës 15- dhe 17 vjeçare dhe u zbuluan të martën pranë qytetit prëndimor të Greqisë, Messolonghi kur shoferi i kamionit nga Serbia dëgjoi se si emigrantët gjuanin në muret e kamionit frigorifer duke ftuar policinë, shkruan Dailymail duke cituar Asociated Press.
Policia tha se afganët ishin vendosur brenda automjetit nga trafikantët, ndërsa shoferi ishte duke bërë një pushim.
Më shumë se 50,000 refugjatë dhe emigrantë të tjerë janë bllokuar në Greqi pas mbylljen e kufirit evropian në mars.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here