Tre autorë grabisin me armë mijëra euro në pistën e Rinasit, policia: Canë rrethimin

Kliko per me shume info

grabitja-rinasNe nje deklarate ne lidhje me ngjarjen e ndodhur sot ne Rinas, Policia e Tiranës thote se është njoftuar se rreth orës 14:45 në sheshin e brendshëm të fluturimeve të aeroportit “Nënë Tereza” ka ndodhur një grabitje me armë.

Menjëherë janë angazhuar shërbimet policore në aeroport dhe forca shtesë nga Drejtoria Vendore e Kufirit. Nisur nga informacioni paraprak, raportohet se është grabitur nje sasi monetare, qe po transferoheshin me mjetet e SHPSF “Nazeri 2000”, nga terminali drejt avionit.

Kliko per me shume info

Dyshohet se autorë të grabitjes janë të paktën 3 persona.

Ata hynë në rrethimin e brendshëm të aeroportit, pasi prenë menteshat e portës së jashtme që ndodhet nga krahu i rrugës Rinas – Fushë Krujë.

Rrethimi i jashtëm sigurohet nga sherbimi i sigurise se kompanise private qe menaxhon aeroportin.

Pasi kanë marrë sasinë e valutës, autorët janë larguar me shpejtësi.

Gjatë ndjekies së autorëve policia ka gjetur të djegur mjetin tip “Benz”, që dyshohet se u përdor nga autorët.

Policia e Shtetit po vijon ndjekjen e tyre, me forca të shumta dhe nga ajri me helikopter.

Forcat RENEA po ushtrojnë kontrolle në akset rrugore dhe zonat ku dyshohet se strehohen autorët.

Vazhdojnë intensivisht kërkimet dhe hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plote të ngjarjes.

——

Policia ka zbardhur detaje ne lidhje me grabitjen e ndodhur diten e sotme ne Rinas.

Mesohet se tre persona me are kane arritur te hyjne ne pisten e ulje-ngritjes se avioneve dhe te marrin nje sasi te madhe eurosh qe po niseshin per jashte shtetit.

Me pas autoret kane dale nga aeroporti dhe kane ikur me gjithe parate, ndersa ne rrugen e Tapizes kane braktisur makinen te ciles ikane vene parate.
vendi-rinasNje grabitje me armë kandodhur në gjate rruges per ne aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Tre persona të armatosur kanë hyrë në terminal duke grabitur një sasi parash e cila ishte cuar ne aeroport me qelim transportimin jashte vendit.

Sipas informacioneve pararake, behet me dije se shuma e grabitur eshte e konsiderueshme pasiishte ne pritje per tu transferuar jashte Shqiperise pasi ishte mbledhur permes kanaleve bankare.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here