Grabitja në Rinas, autorët u informuan nga brenda për lëvizjen e parave

Kliko per me shume info

derja-rinasKa qenë ora 14:45 minuta, kur automjeti tip Benz me tre persona ka hyrë nga kjo derë për të kryer një ndër grabitjet më spektakolare të ndodhura në Shqipëri ndër vite. Autorët, të armatosur rëndë me kallashnikov dhe me një makinë të vjedhur në Pogradec, pasi hapën derën u futën me automjet në pistën e avionëve, duke thyer rregullat e sigurisë.

Sipas burimeve policore, ata kanë pasur informacione të detajuar për lëvizjen e parave dhe shumës që po transportohej.

Kliko per me shume info

Momenti i futjes në pistë ka qënë i llogaritur me sekonda. Ata i ka prerë rrugën mjetit më të cilin lëviznin paratë, disa metra para se të shkonte tek avioni. Në kërcënimin e armëve, ata e kanë patur të lehtë të marrin paratë dhe të largohen nga aty, pa i dhënë mundësi të reagojë siguria e aeroportit.

Edhe ajo çfarë ndodhi pas grabitjes, ka qenë e llogaritur me detaje. Makina është djegur në një vend ku askush nuk e ka parë. Policia ka dyshime se në këtë vend, autorët t’i ketë pritur një makinë tjetër, e cila ka bërë transportin e tyre dhe të parave.

nazeriDisa postblloqe janë ngritur duke kontrolluar thuajse çdo makinë, por për autorët ende nuk ka asnjë të dhënë.

Kjo është e disata grabitje e përmasave të tilla në këtë zonë dhe hetuesit kanë dyshime se mund të jetë i njëjti grup. Punonjësit e policisë private, që shoqëronin paratë, edhe në këtë rast mund të mos kenë respektuar rregulloren, duke ia lehtësuar punën grabitësve. Dëshmitë e tyre do të jenë me mjaft rëndësi për hetimin.klan

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here