Arrestohen dy autorët e grabitjes me dhunë në Drenovë

Kliko per me shume info

korce15Kapen dhe arrestohen në flagrancë, dy autorët e vjedhjes me dhunë te ndodhur diten e sotme ne Drenove.

Burimet zyrtare thane se në vijim të informacionit paraprak datë 01.06.2016, ju bëjmë me dije se nga Specialistët e Seksionit për Krimet, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Kostandin Tona, 19 vjeç dhe D.K, 16 vjeç, të dy banues në Korçë.

Kliko per me shume info

Sipas policise, mesohet se arrestimi i tyre u bë pasi, mëngjesin e sotëm, rreth orës 06.20, këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, në fshatin Drenovë, rrethi Korçë, kanë hyrë të maskuar në banesën e shtetasit L.M, 74 vjeç, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij dhe bashkëshortes shtetases K.M, si edhe iu kanë vjedhur atyre, një sasi prej 45.000 lekë të reja.
Në cilësinë e provës materiale, u gjet dhe sekuestrua shuma e mësipërme.

Policia beri me dije se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 139 dhe 25 të Kodit Penal.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here