Grabitet zyra e gjendjes civile në Lezhë

Aktualitet

policia-lezheeePersona të paidentifikuar kanë vjedhur zyrën e Gjendjes Civile në Lezhë.

Sipas policisë vjedhja ka ndodhur gjatë natës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hajdutët kanë mundur të marrin një sasi parash dhe një monitor kompjuteri.

Policia e Lezhës bën me dije se autori/ët kanë vjedhur 360 mijë lekë të vjetra të prerjeve të ndryshme.

Ende nuk ka asnjë të dhënë sa i përket identitetit të autorëve.

Uniformat blu kanë nisur hetimet për zbulimin e identitetit dhe lokalizimit të tyre.

ME TE LEXUARAT