EMRAT - Kush janë skafistët që braktisën gomonen me 170 kile drogë në Itali

Aktualitet

gomonjaaPolicia njoftoi se përgjatë 24 orëve të fundit është finalizuar një tjetër operacion ndërkombëtar kundër trafikut të drogës në hapësirën detare mes Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë.

Ndjekja aero-detare nisi në paraditen e së mërkurës, 29 qershor, kur në bregdetin italian u identifikua një gomone e dyshimtë, që kishte në bord një sasi lënde narkotike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas konstatimit në det të gomones, ngjyrë portokalli, rreth 6 metra, nisi shkëmbimi i informacionit mes FRONTEX, Guardia di Financës dhe Policisë Shqiptare.

Ndjekja policore në një det të trazuar, zgjati rreth 7 orë, ku u angazhuan helikopteri gjerman “Super Puma” i agjencisë FRONTEX, një helikopter dhe një avion i Guardia di Financës, disa motoskafë të Policisë kufitare shqiptare dhe italiane dhe 1 mjet i rojës bregdetare ushtarake shqiptare.

Trafikantët hodhën në det ngarkesën e drogës, të futur në 10 thasë me peshë totale 165 kg, gjatë përpjekjes për t’i shpëtuar policisë. E gjithë ngarkesa narkotike, cannabis sattiva, u gjet në hapësirën detare italiane afër Brindizit dhe u sekuestrua.

Në pranga ranë 2 të dyshuarit si trafikues të lëndës narkotike, Ermal Hameti, 28 vjeç dhe Elidon Beluli, 42 vjeç, nga Vlora.

Hetimet po vijojnë intensivisht me palën italiane, për të zbuluar të tjera detaje në lidhje me këtë rast trafiku.

Policia e Shtetit falenderon partnerët dhe në veçanti Nuklin Aereodetar të Gurdia di Finanza në Shqipëri dhe atë të Barit e Tarantos, si dhe Agjencinë FRONTEX për bashkëpunimin në goditjen dhe vënien para drejtësisë të personave të përfshirë në këtë tentativë për trafik të lëndëve narkotike.

ME TE LEXUARAT