Goli me Rumaninë, ja cfarë ndodhi në jetën e karrierën e Sadikut

Aktualitet

sadikuFutbollisti sulmues i Shqiperise Armando Sadiku është kthyer në një hero për Shqipërinë. Goli i tij i dha një fitore historike në finalet e Euro 2016, por tërhoqi edhe vëmendjen e të gjithëve.

Sulmuesi shqiptar është pjesë e Zurich që këtë sezon do të luajë në ligën e dytë në Zvicër. Presidenti i klubit, Ancillo Canepa deklaroi për gazetën “Blick” se ata duan ta mbajnë 25-vjeçarin, i cili

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

është nën kontratë edhe për një sezon, por një ofertë e mirë mund t’i bindte ta lejonin të largohej.

Një kontraditë, pasi pak muaj më parë e huazuan te Vaduz, që rezultoi një zgjedhje e gabuar. Armando Sadiku gjithësesi nuk shqetësohet për një fakt të tillë, pasi përmend edhe rastin e Ledian Memushajt, i cili luajti për shumë kohë në Serie B dhe tani është ngjitur në Serie A me ekipin e tij Pescara.

Por për momentin është Europiani, që për Shqipërinë nuk ka përfunduar ende.

ME TE LEXUARAT