Gjyshja më seksi në botë feston 80 vjetorin

Kliko per me shume info

gjyshja-seksiKjo eshte Ernestine Shepher nga Baltimore, MD, e cila është një nga femrat bodybuilder më të vjetra në botë.

Ajo dje festoi ditëlindjen e saj të 80, por ende vazhdon të marrë pjesë në kompeticione e maratona të ndryshme, dhe fiziku i saj është i ngjashëm me atë të një vajze 20 vjeçare.

Kliko per me shume info

Ernestine thotë edhe vetë, se në pjesën më të madhe të jetës së saj ajo nuk ka qënë një person aktiv dhe nuk i pëlqente aktiviteti fizik. Ajo nisi të stërvitej kur ishte 56 vjeç, sëbashku me motrën e saj.

Të dyja ranë në dashuri me aerobinë dhe filluan të merrnin pjesë në kompeticione sportive. Në 2010, atletja hyri në librin e Rekordeve Guiness si femra bodybuilder më e vjetër në botë.

Ernestine e nis çdo ditë në orën 3 të mëngjesit kur mediton. Më pas ajo shkon për vrap. Në orën 8 nis trajnimin personal dhe shkon për të fjetur në orën 10 të pasdites.Dieta e saj konsiston në oriz, gjoks pule,gështenja, drithëra, vezë si dhe një sasi e konsiderueshme uji.

Ernestine i garanton njerëzit se nuk është kurrë vonë për tu kujdesur për fizikun e tyre. Sipas saj pjesa më e vështirë është të qëndrosh fansi më i mirë i vetes edhe kur nuk ke askënd pranë për të të shtyrë përpara.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here