Zbardhen sms-të e gjyqtarit Çobo: Dua të të thërras "zogu" se ashtu je!

Aktualitet

shyqyry-cobo-gjyqtariZbardhen mesazhet që gjyqtari i Gjykatës së Beratit, Shyqyri Çobo, i çonte shtetases I. T, palë në një proces civil divorci, ku ai ishte gjyqtar i çështjes.

Çobo u pezullua nga puna për konsumimin e veprës penale të “korrupsionit pasiv të gjyqtarit….”, në formën e kërkimit të favoreve seksuale, pas kallëzimit që I.T. bëri në polici ndaj tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, nga këqyrja e telefonave rezulton se për një periudhë gati 3-mujore para kallëzimit, gjyqtari Çobo kishte kryer mbi 300 telefonata në drejtim të kallëzueses, si edhe një numër të lartë mesazhesh me tekst.

Në mesazhet e publikuara nga “Ora News”, konstatohet qartë tendenca e tij për të bindur gruan që të përfshihej në një marrëdhënie intime me të.

SMS 1- Të këshilloj tepër miqësisht që në konceptin apo në filozofinë perceptuese mos reflekto mendësi fshatareske të natyrës provinciale duke u munduar të tregosh moral, koha ka evoluar, ndaj duhet të jesh më elokuente me veten dhe në shoqëri, OK?

SMS 2- “Zogu” – do më vinte mirë të të thërrisja kështu se si “zogë” je! OK??

SMS 3- Është e vërtetë që je “Tip i vështirë” në raportin komunikues, por “Tip inteligjente” me performancë femërore tepër perfekte. Ke vlera në vetvete! Të respektoj dhe nuk dua të të humbas ! Ok?

SMS 4- …. “Mirëmëngjes”!! Po të shkruaj shpejt. Zgjohem në orën 04:00 dhe ora 05:30 nisem për në punë. Unë gjykoj se ti duhet të njohësh madje dhe të administrosh vlerat të cilat s'të mungojnë.. Ti gëzon simpati, inteligjencë dhe një komunikim tepër komplimentar. Je tepër femërore. Për këtë shkak duhet të jesh KRENARE! Respekte

ME TE LEXUARAT