Gjyqi i Prengës, dëshmon efektivi i “Shqiponjave” dhe roja i spitalit të Laçit

Kliko per me shume info

armando-prenga155Sot paradite është zhvilluar në Gjykatën e Lartë seanca gjyqësore ndaj Armando Prengës.

Dy dëshmitarë të akuzës kanë dëshmuar sot në këtë seancë gjyqësore. Njëri është efektiv i “Shqiponjave” dhe tjetri roje private në spitalin e Laçit, “Pashk Çoku”.

Kliko per me shume info

Efektivi i “Shqiponjave”, Dritan Beqiraj, ka dëshmuar për një konflik verbal midis Prengës dhe dy personave që kishin shkuar për mjekim në Spitalin e Traumës.

“Natën e ngjarjes, Armando Prenga ka pasur një konflikt verbal në Spitalin e Traumës, me dy persona që kishin ardhur për mjekim. I kërkuam ta dërgonim në një vend të sigurtë”, tha ai.

Në seancën tjetër pritet të dëshmojnë tre anëtarë të familjes Cali.

Armando Prenga akuzohet për plagosje të rëndë, kanosje dhe armë mbajtje pa leje në lidhje me konfliktin për lagunën e Patokut./Shekulli

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here