Ja pse Ardian Fullani nuk kthehet në detyrë, gjykata i jep pagën e një viti

Kliko per me shume info

fullani-policePadia jashte afateve ligjore ka qene shkak i rrezimit te kerkeses se Ardian Fullanit per rikthim ne detyre.
Gjykata Administrative sqaron pse rrëzoi padinë e ish-Guvernatorit Ardian Fullani për rikthimin e tij në krye të Bankës së Shqipërisë, duke deklaruar se kërkesa është bërë jashtë afateve.

Gjykata ben me dije se ka pranuar kërkesën e Fullanit për 12 muaj pagë dëmshpërblim nga Banka e Shqipërisë, por ka rrëzuar kërkesën për 15 milionë lekë kompensim për dëmin moral.

Kliko per me shume info

Shqyrtimi nga Gjykata Administrative i kerkesës së ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, kundër Bankës së Shqipërisë dhe Kuvendit nisi në prill.

Në tetor 2015 gjykata e Tiranës e shpalli të pafajshëm Ardian Fullanin për akuzën e shpërdorimit të detyrës për vjedhjen e 713 milionë lekëve, që u quajt skandali i vjedhjes së Thesarit.

—— Vendimi ——-
Gjykata rrëzon kërkesën e ish-guvernatorit Ardian Fullani për rikthim në detyrë. Gjykata refuzoi edhe dhenien e dëmshpërblimit per Fullanin.
Vendimi eshte dhene diten e sotme ne gjykaten Administrative.
Ne kete gjykate, Fullani kerkoi 500 milione leke nga shteti shqiptar per arrestimin dhe shkarkimin e padrejte dhe rikthimne detyren e Guvernatorit.
Fullani e beri kete kerkese per demshperblim pasi fitoi pafajesine ne gjykate ne lidhje me vjedhjen e 713 milione lekeve te reja nga Banka e Shqiperise.
Pas pafajesise, Fullani kerkoi rikthim ne detyre dhe 500 milione leke demshperblim me argumentin se ndaj tij ishte bere padrejtesi e madhe qekishte shkaktuar traume ne jeten e tij.
Ne gjykaten Administrative Fullani paraqiti edhe nje raport psikologu sipas te cilitbankieri po i vuante edhe sot pasojat e shkaktuara nga arrestimi dhe shkarkimi nga detyra. /lajmifundit.al

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. mire se vodhi,shpallet edhe I pafajshem,kurse tani do te vije prape ne vendin e punes ku ishte…ky shtet ka marr fund.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here