Gjykata dënon Gani Gecin për vrasje në qendër të Skenderajt

Kliko per me shume info

gani-geci14Gani Geci është dënuar sot nga Gjykata Themelore në Mitrovicë për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit.

Gjykata ia ka shqiptuar Gecit dënimin unik prej 4 vjetësh e gjashtë muaj burgim, raporton “Kallxo”.

Kliko per me shume info

Për vrasje të rëndë Geci është dënuar me 4 vjet burgim, ndërsa për armëmbajtje pa leje me 10 muaj.

Pastaj gjykata ia ka unifikuar dënimin.

Gjykata e ka liruar Gecin nga akuza për përdorim armësh, duke u arsyetuar se kjo vepër është konsumuar në dënimin për vrasje.

Gani Geci akuzohej për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit në qendër të Skenderajt më 4 gusht të vitit të kaluar.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here