Gjykata: Shkarkimi i Ardian Fullanit nga “Ekonomia” i paligjshëm

Kliko per me shume info

FULLANI-ROMEZbardhen detaje te tjera nga vendimi qe dha Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ne lidhje me kerkesen e Ardian Fullanit.

Gjykata mesohet se e ka cilësuar si të paligjshëm shkarkimin e Ardian Fullanit nga detyra e Guvernatorit, bërë nga Komisioni Parlamentar i Ekonomisë.

Kliko per me shume info

Këtë vendim, sipas Gjykatës, mund ta merrte vetëm Komisini i Ligjeve, i cili më pas duhet t’ia paraqiste parlametit.

Me këtë vendim është bërë e pavlefshme e gjithë procedura për largimin e Fullanit.

Por Gjykata nuk e pranoi kërkesën për rikthimin në detyrë. Nga ana tjetër, ajo vendosi të dëmshpërbleje me 12 paga ish – Guvernatorin për mënyrën se si u largua nga detyra.

Përfaqësuesit e Bankës së Shqipërisë pretenduan se Fullani kishte shkelur rëndë etikën. Por togat e zeza e rrëzuan këtë pretedim, me argumetin se nuk u arrit të provohej.

Në përfundim të seancës avokatët mbrojtës të ish – Guvernatorit thanë se do ta apelojnë vendimin në Gjykatën e Apelit dhe do t’i qëndrojnë kërkesës së tyre për rikthimin në detyrë dhe për dëmshpërblim moral e fizik.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here