Gjoba për urbanët pa kondicioner. Specialistët: Masa e gjobës, e ulët!

Aktualitet

autobuset2016Nisja e kontrolleve nga Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit pranë Bashkisë së Tiranës, i ka detyruar drejtuesit e urbaneve t’i ndezin kondicionerët, që zakonisht i mbajnë të fikur për të kursyer karburantin e shoqërive të transportit.

Në linjën e Porcelanit prania e kontrolloreve e ka përmirësuar disi situatën. Linja e Unazës ka fluksin me të lartë. Vapa nuk mungon, por drejtuesit e autobusëve e kanë një justifikim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në ditët kur kontrollet mungojnë, shumica e urbaneve i mbajnë dyert dhe dritaret hapur. Dhjetëra prej tyre janë ndëshkuar. Por vete kontrolloret thonë se gjoba prej 2 mije lekesh është e papërfillshme.

Kryeqyteti ka mbi 30 linja të shërbimit urban. Aktualisht Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit kontrollon vetëm 11 linja, ndaj të cilave, ditët e fundit, janë vendosur mbi 30 gjoba.klan

ME TE LEXUARAT