Gjermania ekstradon në Tiranë vrasësin me pagesë, pjesë e bandës së Admir Tafilit

Kliko per me shume info

ushtari-tafiliEkstradohet nga Frankfurti i Gjermanisë, 26-vjeçari Dritan Peksani i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të kryer në bashkëpunim.

Burimet zyrtare te policise, njoftuan sot se nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Frankfurt/ Gjermani, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar në kërkim ndërkombëtar Dritan Peksani.

Kliko per me shume info

Sipas burimeve, ndaj 26 vjeçarit nga Shkodra, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendim Nr 343, datë 13.07.2013 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg“ , për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
admir-tafili-banda
Peksani, i cili konsiderohet si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të Admir Tafilit, akuzohet se me 25 qershor të 2014 në bashkëpunim me shtetasit A.T, K. Pdhe E. M kanë vrarë shtetasin Ibrahim Mani.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana më Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here