Gjermania nuk i bën “dhuratë” Shqipërisë, ja ku shpreson kombëtarja

Kliko per me shume info

gjermani-irlandeGjermania, ndonëse shumë e dashur për tifozët e shqiptarë, nuk ka bërë asnjë dhuratë për ekipin kombëtar kuqezi. Ekipi i drejtuar nga Joakim Lëv është ndalur në një rezultat 1-0 ndaj Irlandës së Veriut, duke shpërdorur shumë raste shënimi para portës, në të dy pjesët e lojës. Një rezultat në favor të gjermanëve me një diferencë prej 4 golash do t’i mundësonte Shqipërisë të linte pas Irlandën e Veriut, në garën për kualifikim në turin tjetër.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër, Polonia ka mundur 1-0 Ukrainën, duke siguruar vendin e dytë dhe kualifikimin. Irlanda e Veriut mbetet në vendin e tretë dhe Ukraina në të katërtin.

Kliko per me shume info

Për Shqipërinë mbetet ende shpresë për kualifikim dhe sytë janë drejtuar nga ndeshja e sotme në orën 21:00 mes Republikës Çeke dhe Turqisë. Një barazim ose fitore 1-0 e Turqisë do të vazhdonin ta ushqenin me shpresë ëndrrën kuqezi në Kampionatin Europian të Francës, në pritjeve edhe të dueleve të nesërm.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here