Gjermania ndalon martesat me më shumë se një grua

Kliko per me shume info

burri-graaGjermania zyrtarisht ndalon poligaminë ashtu si dhe martesat që përfshijnë të miturit. “Askush që vjen tek ne (në Gjermani) nuk ka të drejtë për të vënë rrënjët e veta kulturore, apo besimet e tyre fetare, mbi ligjet tona”, është shprehur ministri gjerman i Drejtësisë Heiko Maas për “Bild”.

Në disa vende islamike, burrat lejohen t’i marrin deri në katër gra, por në Gjermani poligamia ndalohet me ligj.

Kliko per me shume info

Shqetësimet për poligami dhe martesat e të miturve janë rritur së fundi, përderisa Gjermania vazhdon të pranojë numra rekord të emigrantëve, shumica e të cilëve vijnë nga vendet myslimane.

Ligji në Gjermani e thotë qartë: Askujt nuk i lejohet të martohet më shumë se me një person në të njëjtën kohë, dhe kjo vlen edhe për mbërritjet e fundit në këtë vend.

“Ne nuk mund të tolerojmë martesat e detyruara, e sidomos nëse ato përfshijnë vajzat nën moshën e lejuar”, ka theksuar Maas.

Bild raporton se vetëm shteti i Bavarisë ka regjistruar deri më tani 550 raste të nuseve në moshë të mitur nën 18 vjeç dhe 161 nën 16 vjeç, ndër azilkërkuesit të cilët kanë arritur në valën e fundit të migrimeve.

Në Gjermani, mosha minimale për martesë është 18 vjeç, por është e mundur që të martohen edhe 16 dhe 17 vjeç, nëse familja jep leje dhe njëri prej tyre është së paku 18 vjeç.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here