Gjermani, dënohet në moshën 94-vjeçare roja i Aushvicit

Kliko per me shume info

roja-aushvicitNjë ish-roje i burgut famëkeq të Aushvicit është dënuar me 5 vjet burg në moshën 94-vjeçare. Reinhold Hanning u shpall fajtor se kishte bashkëpunuar në vrasjen e të paktën 170 mijë personave.

Ai ishte një roje e SS në kampin e përqendrimit nga viti 1942 në 1944 dhe ka deklaruar se ishte në dijeni për ato që ndodhnin në kap, por nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim për t’i ndaluar.

Kliko per me shume info

Nazistët vranë rreth 1.1 milionë njerëz, shumica e të cilëve hebrenj, në kampin e Aushvicit në jug të Polonisë. Vendimi për dënimin e Hanning erdhi pas një procesi gjyqësor që zgjati thuajse 4 muaj në qytetin Detmold, në perëndim të Gjermanisë.

Vëzhgues të procesit deklaruan se 94-vjeçari shfaqej gjithmonë me karrike me rrota, qëndronte i heshtur dhe nuk shfaqte shenja emocioni, duke shmangur kontaktin pamor me këdo që ndodhej në sallë.

Ky mund të jetë një nga gjyqet e fundit të oficerëve nazistë të përfshirë në Holokaust.tch

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here