Futbollisti i Spanjës shfaqi gishtin e mesit gjatë himnit?

Aktualitet

piqueeeNjë veprim i pavetëdijshëm nga Gerard Pique në momentin e ekzekutimit të himneve, përpara ndeshjes ndërmjet Spanjës dhe Kroacisë.

Në mënyrë të pavullnetshme, Pique nxorri gishtin e mesit të dorës së djathtë, ndërsa mbante të përqafuar shokun e ekipit, portierin David de Gea. Por, edhe pse mund të mendohet për një tik nervor, fakti që gjesti u krye në momentin kur telekamera kishte në plan të parë te katalani, mjaftoi që të ngriiheshin dyshime.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në gadishullin Iberik nisën menjëherë polemikat rreth mbrojtësit të Barcelonës. Një debat i përhapur në rrjetet sociale, ndërsa Furia e Kuqe luante në Bordo, në përballjen e humbur 2-1 me kroatët dhe që i kushtoi vendin e parë në grup. Por, edhe pse mediat serioze spanjolle, duke nisur nga gazeta madrilene Marca, u rreshtuan në mbrojtje të autorit të golit vendimtar të suksesit me Republikën Çeke, polemikat duken të destinuara të vazhdojnë.

Menjëherë pas ndeshjes, Pique shprehu habinë e tij për debatet e krijuara. Nëpërmjet një postimi në Twitter mbrojtësi theksoi se “gjatë himnit po shkrydhte gishtat”, duke shtuar: “Nuk duhet të kërkojmë polemika aty ku nuk ekzistojnë, por të mundohemi që të bashkuar të fitojmë Europianin”.

ME TE LEXUARAT