Gazetari kundër milionave të qeverisë për kurimin e Spartak Brahos: Sa shqiptarë kanë nevojë sot

Politikë

mentor-kikiaVendimi i Qeverisë për ti dhënë 48 milionë lekë Spartak Brahos për kurimet shëndetësore, nga buxheti i shtetit, ka sjellë reagime të ndryshme.

Gazetari Mentor Kikia e sheh me sy kritik këtë fakt duke thënë se në vend ka njerëz që kanë nevojë për shërbim shëndetësor e që vdesin për 48 milionë lekë dhe madje edhe për më pak sesa aq.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ja cfarë shkruan Kikia në faqen e tij në FB:

Spartak Braho do të kurohet me paratë e taksapaguesve

Qeveria ka miratuar dhënien e një shume prej 48 milion Lekë(të vjetra) për deputetin Spartak Braho, për të përballuar shpenzimet për kurim jashtë vendit. Braho po kurohet prej disa muajsh dhe është tërhequr nga jeta aktive politike. Unë i uroj shërim sa më të shpejtë z,Braho, pasi në të tilla raste cdo fjalë duket e tepërt. Por megjithatë edhe mund të pyesim: A është deputeti Braho shtresë në nevojë që qëveria ti mbulojë shpenzimet e mjekimit? Me aq sa e njohim jo! Në kësi rastesh qeveria zgjedh të ti shpëtojë jetën një fëmije, një njeriu të zakonshëm, apo një politikani, nisur edhe nga kontributi që personi ka dhene në shërbim të vendit dhe shoqërisë.

A e ka dhene z. Braho këtë kontribut? Mesa e vlerësoj unë jo! Perkundrazi, ben pjese tek politikanet qe kane sjelle deme, dhe ketu duhet te jemi shume te siqerte, pertej fjaleve te mira qe duhen thene ne kesi raste, qokash shendetesore.

Ne e dimë se sa njerëz vuajnë për një shërbim mjeksor, jo për 48 milion, por edhe për 480 mijë lekë. Dhe ka nga ata që e humbin jetën edhe për kaq pak para.

ME TE LEXUARAT