“Furgoni” përplaset në autostradën Vlorë-Fier, 1 i vdekur 7 të plagosur

policia-vloreNjë aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e së martës në autostradën Vlorë-Fier duke i marrë jetën një personi, dhe plagosur shtatë të tjerë.
Një “Furgon” me targë AA050EK me drejtues shtetasin M.H 22 vjeç, banues në Fier, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me traversën anësore. Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme një person, ndërsa 7 të tjetër kanë mbetur të lënduar.

Mësohet se mjeti po udhëtonte drejt Fierit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.