Mark Frroku në gjyq: Kam punuar me ndershmëri, prokuroria më trajton si alien

Kliko per me shume info

mark-frroku15Ish-deputeti Mark Frroku ka dalë sot para gjykatës për seancën e radhës.

Ai ka thënë se prokurori e përshkruan si alien, ndërsa ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e vitit 1990 në Belgjikë për të cilën e akuzojnë.

Kliko per me shume info

Më tej ai është shprehur se akuzat që i bëjnë janë “tendencioze, brutale dhe politike”, ndërsa ka theksuar se bashkë me familjen e tij ka punuar me ndershmëri.

Ish-deputeti ka hequr dorë nga gjykimi shkurtuar pasi avokati i tij Tonin Prendi kërkoi të hidheshin poshtë një sërë aktesh të dosjes së paraqitur për gjykim nga Prokuroria, si për shembull një akt- ekspertimi kontabël të pasurisë së ish-­deputetit.

Mark Frroku është arrestuar prej më shumë se një viti.

Dosja e tij për ngjarjen në Belgjikë doli në publik pas përfshirjes së Frrokut në të ashtuquajturën dosja “Doshi”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here