Forcohet “përkohësisht” euro, humb pikë dollari

Kliko per me shume info

euro-borxheNë tregun e këmbimit valutor vendas, këtë javë monedha europiane euro ka fituar pikë ndaj lekut, ndërsa dollari është dobësuar duke shënuar rënien e parë pas një periudhe të gjatë të forcimit të pozitave në këmbim me lekun.

Sipas treguesve në agjencitë e këmbimit valutor, në javën e parë të muajit qershor, euro ka fituar 0.05 pikë në tregun e këmbimit valutor, duke krijuar një pozitë të fortë kundrejt lekut dhe monedhave të tjera ndërkombëtare të tregtisë.

Kliko per me shume info

Por sipas tyre forcimi i pozitave të saj është e përkohshme, pasi me afrimin e sezonit turistik, dhe ardhjen e emigrantëve e turistëve tregu refekton rritje të sasisë dhe rënie të vlerës për euron.

Në tregun valutor, një euro është këmbyer nga agjencitë e këmbimit valutor me 138.45 lekë dhe dollari këmbehet 121.82 lekë ose 0.12 pikë më pak.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here