Vendosni flamuj në makinë? Në këtë shtet gjobiteni me 25 Euro

Kliko per me shume info

makina-flamurTë gjithë ata që vendosin flamuj në pjesët e jashtë të veturës së tyre, veçanërisht gjatë festimeve të Kampionatit Evropian, do të gjobiten me nga 25 euro. Kështu ka ndodhur me një qytetar austriak. Ndërsa ishte nën ethet e ndeshjes që Austria zhvillonte ndaj Portugalisë, një 40-vjeçar kishte vendosur dy flamuj austriakë në veturën e tij. Por ky festim atij i kushtoi më 25 euro.
“Pse duhet të gjobiten njerëzit gjatë Kampionatit Evropian për shkak se tregojnë patriotizmin e tyre”, ka thënë ai për gazetat austriake, përcjell albinfo.
Për anëtarin e parlamentit të FPO dhe zëvendëskryetar i Këshillit të transportit, Christian Hafenecker, kjo është qesharake.

“Flamujt në vetura, të cilat janë të lidhura në mënyrë të sigurt, nuk përbëjnë ndonjë rrezik. Njerëzit kanë të drejtë të shfaqin patriotizmin dhe mbështetjen për skuadrën e tyre”, ka thënë ai.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here