Fier, 31-vjecari kapet me 19 doza heroine, ja emri

Kliko per me shume info

heroine-fierNjë tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta është goditur nga policia e Fierit. Bëhet e ditur se në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, pas një pune të mirëorganizuar nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit antidrogë të koduar “RED”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Olsi Gjoka, 31 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo” të  Lushnjës. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 19 doza lëndë narkotike e dyshuar heroinë.

Mësohet se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitje për përdorimin e drogës”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here