Fier, kapet me armë e municione, arrestohet në flagrancë 45-vjecari

Kliko per me shume info

kallash-armeNjë 45-vjecar është arrestuar në flagrancë nga policia, pasi u kap me armë e municione.

Gjatë aksioni të Policisë u sekuestrohen:

Kliko per me shume info

– 4 armë zjarri
– 1 silenciator
– 2 radio marrëse dhënëse
– 116 cop fishekë
– 1 aparat fotografik.

Sipas policisë, ai është shtetasi Ermal Sino, 45-vjec, i lindur në Kucove dhe banues në Fier. Ai është dënuar më parë për vrasje dhe shkatërrim prone.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, nga një informacion të marë në rrugë operative, organizuan punën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Ermal Sino, 45 vjeç, lindur në Kuçovë e banues në Fier.( I  dënuar në vitin 1999 me burg për vrasje dhe në vitin 2014 është proceduar penalisht për shkatërrim prone me dashje të një makine në Fier).

Ky shtetas u arrestua për arsye se gjatë natës, rreth orës 02:00, është kapur në flagrancë duke mbajtur me vete:

– Një armë zjarri pistoletë tip TT, model 54, me 8 fishekë.

– Një armë zjarri pistoletë tip Cervena Zastava  model 70, me 7 fishekë.

– Një selenciator për Zastavën.

– Dy radio marrëse dhënëse.

– Një aparat fotografik.

Nga kontrolli që i’u bë në  banesë, i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– Një tjetër armë zjarri pistoletë tip Zastava me krëhër me tre fishekë.

-Një armë zjarri automatik tip ”P.M.SH” me krëhër me 19 fishekë.

– 79 copë fishekë automatiku model 56.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga Neni 278/5 i Kodit Penal.

Po vazhdon puna për dokumentimin e mëtejshëm ligjor të veprimatrisë kriminale të këtij shtetasi./LajmiFundit.al/

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here