Familja shqiptare me katërnjakë fiton lejen e qëndrimit në Gjermani

Kliko per me shume info

familja-shqiptareKatërnjakët e famshëm të familjes refugjate shqiptare Keta, të cilet kane lindur në Jena të Gjermanisë, tashmë kanë mbushur 8 muaj nga lindja por ne kete kohe kane marre edhe nje lajm te mire.

Familja ka fituar të drejtën për të qëndruar në Gjermani, së paku përkohësisht. “Ajo është pranuar, njohur si rast i rëndë”, ka thënë minisiri për migracion në Landin e Thuringenit, Dieter Lauinger.

Kliko per me shume info

Ai ka shtuar se familja, pas braktisjes së vendit dhe lindjes së katërnjakëve ka mundësinë më në fund t’u kushtohet sfidave për rritjen e fëmijëve mbi një bazë të sigurt. Familja fillimisht fiton një leje qëndrimi për dy vitet e ardhshme.

Në rast se ajo ia del që të sigurojë të ardhura të mjaftueshme për të mbajtur veten, është e mundur edhe zgjatja e mëtejshme e lejes së qëndrimit.

Familjes i kanosej kthimi në vendin e lindjes pasi Shqipëria është shpallur vend i sigurt nga Gjermania dhe shtetasit e saj, sipas rregullit, nuk mund të fitojnë azilin në Gjermani.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here