Falsifikimi i 220 ha tokë në Karaburun, në kërkim një tjetër biznesmen nga Vlora

Kliko per me shume info

vlore_karaburunPolicia e Vlorës, pas arrestimit të një notereje dhe një avokati, ka shpallur në kërkim dhe një biznesmen nga Vlora me iniciale P.P. për falsifikimin e dokumentave të 220 ha tokë në Karaburun.

Në kuadër të procedimit penal nr. 266/2016, nën hetim që prej 3 muajsh dhe në vijim të sekuestros që u bë për 220 HA tokë në Gadishullin e Karaburunit, Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, kanë bërë arrestimin e 2 shtetasve si dhe shpalljen në kërkim të 1 tjetri për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentash”.

Kliko per me shume info

Arrestohen në flagrancë shtetasit e quajtur: 1. Enkes Hysendhima, 35 vjeç, banues në Orikum, me profesion “Avokat”.

2. Belona Seraj, 29 vjeç, banuese në Vlorë, me profesion “Notere”.

Shpallet në kërkim shtetasi: 3. P. P., 52 vjeç, banues në Vlorë “biznesmen”. Në bazë të këtij hetimi të përbashkët, duke filluar me sekuestrimin të kësaj sipërfaqe të gjërë toke, janë ushtruar kontrolle nëpër banesat dhe zyrat e këtyre shtetasve dhe janë gjetur gjurmë dhe prova të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentash”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here