Ja falënderimi i vecantë i Lorik Canës për "tifozët Kuq e Zi"

Sport

cana-lorikTë pranishëm kudo në mbështetje të Kombëtares. Mijërat tifozët që ndajnë pasionin për ngjyrat kuqezi kanë lënë gjurmë në çdo stadium ku kanë shkuar. Një pikë referimi për mënyrën sesi të huajt e njohin Shqipërinë, por edhe për lojtarët në fushë dhe jashtë saj.

Për këtë arsye, kapiteni, Lorik Cana kishte një falënderim special për tifozët, më saktësisht për grupimin Tifozët Kuq e Zi, të parët që nisën mbështetjen e organizuar për Kombëtaren.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“13 vite bashkë!!!”, ishte diçitura e fotografisë së publikuar nga kapiteni kuqezi në profilet zyrtare në rrjetet sociale. Një falënderim për atë që tifozët kanë bërë, por edhe për atë që pritet të bëjnë gjatë finaleve të Euro 2016 në Francë. Nga mbështetja në miqësoret me Katarin në Austri dhe Ukrainën në Itali, Shqipëria nuk ka qenë për asnjë moment e vetme. Madje, përkrahësit kanë qenë të pranishëm edhe në hotelin ku përfaqësuesja e drejtuar nga Gianni De Biazi është akomoduar në Bergamo. Edhe mbështetja e tyre, në çdo rast dhe pa kushte, ka merita në arritjen e evenimentit më të rëndësishëm kontinental. Në debutimin në Kampionatin Europian, tifozët kuqezi do të jenë motivuesit dhe lojtari i 12-të i Kombëtares, që synon të realizojë një tjetër surprizë në Francë.

ME TE LEXUARAT