Europa League, mbyllet Kukësi-Rudar, rezultat i papritur

Sport

kukesi-rudarKukësi nuk arrin të fitojë në ndeshjen e parë të Ligës së Europës ndaj Rudar Pljevlja. Pas 90 minutave rezultati që prodhoi ndeshje ishtë barazimi 1 – 1.

Ndeshja nuk pati një ritëm të lartë, kjo nisur edhe nga fakti që ekipet stërviten prej pak kohësh, dhe shpesh janë trajnerët që kërkojnë të motivojnë ekipet e tyre me direktivat që japin nga minuta në minutë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rezultati do të zhbllokohej që në fraksionin e parë të lojës, teksa braziliani Rangel debuton me gol duke shënuar me kokë në minutën e 32­të. 1 – 0 përfundon pjesa e parë, ndërsa në të dytën Rudar rrit presionin dhe kërkon golin. Kukësi qëndron prapa, ndërkohë që në daljet përpara nuk ka forcën e duhur dhe as idetë.

Ngulmimi i malazezëve do të shpërblehej në minutën e 72­të, kur portieri Radanoviç shënon nga pika e bardhë e 11 metërshit. Tri minuta më parë Ivanoviç goditi shtyllën për Rudarin, ndërsa në të 84­tën ata kanë mundësinë më të mirë për të shënuar me Jovanoviç, por sulmuesi i Rudarit i vetëm me Koliçin, tenton parabolën, por pa suksese pasi pret portieri i Kukësit.

Minutat kaluan, por deri në vërshëllimën e fundi nuk ka ndryshim rezultati dhe lkualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit.

ME TE LEXUARAT