Euro 2016, ndeshjet e dyta në grupe, Sllovakia mposht Rusinë

Kliko per me shume info

rusi-sllovakiNdaj Sllovakisë, Rusia nuk ka arritur të marrë asnjë pikë, pasi është mundur me rezultatin 1-2.

Sllovakia shkoi në këtë takim pas humbjes ndaj Uellsit, por arriti të shënojë dy gola që në pjesën e parë. Weiss dhe më pas Hamsik e çuan rezultatin në 2-0 që në pjesën e parë.

Kliko per me shume info

Në 45 minutat e dyta, Rusia e kërkoi më shumë golin duke u hedhur në sulm, por sulmuesit e saj nuk arritën të barazonin rezultatin, megjithëse ngushtuan diferencën me Glushakov 10 minuta para fundit.

Tashmë Sllovakia ndodhet në vendin e parë në grup së bashku me Uellsin me nga 3 pikë, ndërsa Anglia dhe Rusia kanë vetëm nga një pikë. Ditën e nesërme në orën 15:00 do të luhet edhe derbi mes Anglisë dhe Uellsit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here