EULEX bashkon partitë e opozitës së Kosovës

Kliko per me shume info

eulexTri partitë opozitare janë bërë përsëri bashkë në një vendim, që i pret në ditët në vijim.

Ato nuk do e votojnë ratifikim e marrëveshjes mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian e që i mundëson vazhdimin e mandatit EULEX-it në Kosovë për të paktën edhe dy vjet.

Kliko per me shume info

Lëvizja Vetëvendosje e cila së fundmi i është kthyer Kuvendit, është kundër këtij vendimi dhe deputetët do votojnë kundër miratimit të kësaj marrëveshje.

Frashër Krasniqi nga kjo Lëvizje i ka konfirmuar Tribunës se Vetëvendosje do të votojë kundër kësaj marrëveshje.

“Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur qëndrimin e saj kundër vazhdimit të jetëgjatësisë së EULEX-it EULEX-it sepse prania e tij nuk mund të jetë e dobishme në asnjë rrethanë. Sa i përket votimit në Kuvend, Lëvizja Vetëvendosje pa dyshim se do votojë kundër”

E dy partitë e boshtit opozitar AAK dhe Nisma ani pse janë pro vazhdimit të mandatit të EULEX-it,ato nuk pranojnë ti kthehen Kuvendit në ditën kur kjo marrëveshje të vijë për ratifikim.

Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se duhet qartësuar veprimtaria e EULEX-it para se ajo të shkojë për ratifikim.

Ai ka konfirmuar se AAK nuk do i kthehet Kuvendit as për këtë votim. Njëlloj e kanë konfirmuar edhe NISMA për Kosovë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here