Reagon Ermira Mehmeti: Nuk jam tërhequr nga politika!

Kliko per me shume info

ermira-mehmetiDeputetja nga radhët e BDI-së, Ermira Mehmeti ka hedhur poshte informacionin për dorëheqjen e saj nga politika.

Ajo në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se do të njoftojë në rast se do të jep dorëheqje, porse nje gje te tille ende nuk ka vendosur ta beje.

Kliko per me shume info

Ermira MehmetErmira Mehmeti përfundimisht largohet nga politike dhe nga partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim mëson ekskluzivisht Lajmpress.

Portali nga Shkupi nga “burime të sigurta” mëson se pas dy javësh Ermira Mehmeti do të emërohet notere në rajonin e qytetit të Shkupit. Vendimi do të merret nga ministri i Drejtësisë, Valdet Xhaferi i cili do ta nënshkruajë vendimin që deputetja aktuale, Ermira Mehmeti të marrë vendimin për notere dhe të hapë zyrën e saj në Shkup.

Ndryshe, Ermira Mehmeti është e njohur në opinion që nga viti 2002. Një kohë të gjatë ka punuar si këshilltare e liderit partiak Ali Ahmetit dhe e ish-zëvendëskryeministrit Musa Xhaferi. Më pas u bë deputete në Parlamentin e Maqedonisë dhe ishte angazhuar në pozitat më të larta në parti.

“Në pamundësi për të kontaktuar me deputeten Mehmeti, presim reagimin e saj eventual lidhur me këto informacione”, shkruan Ljampress.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here