Erjon Bogdani: Ja e vëreta e sherrit De Biasi-Xhaka

Kliko per me shume info

xhaka-debiasiTrajneri ndihmës i kombëtares shqiptare Erjon Bogdani ka shuar zërat për një konflikt të mundshem mes mesfushorit Taulant Xhaka dhe trajnerit Gianni De Biasi.

Bogdani mohoi në mënyrë kategorike se Xhaka ishte përjashtuar nga ekipi i kombëtares kuqezi, dhe tregoi arsyet e vërteta se pse mesfushori mungoi në ndeshjen me Rumaninë.

Kliko per me shume info

“Nuk ekziston asnjë zënkë. Për dy ditë ai nuk ka qenë mirë, pasi ka pasur probleme me stomakun. Ndonjë lojtar tjetër në të tilla raste mund të shkonte në tribunë, por Taulanti zgjodhi të shikonte ndeshjen me shokët nga stoli”, tha Bogdani.

Bogdani ka vlerësuar Xhakën si një nga lojtarët me peshë të madhe në ekipin kuqezi: “Xhaka është treguar superprofesionist jo vetem ne ndeshjet qe i ka luajtur por edhe në prag të ndeshjes me Rumaninë, ku nuk mori pjese”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here