Ndeshja e parë, Kosova na jep një lajm të madh, fiton 2:0

Kliko per me shume info

kosova-ishujtMbrëmjën e kësaj të premteje, ekipi kosovar i saponjohur nga dy organizmat më të lartë të futbollit europian dhe botëror, respektivisht UEFA-s dhe FIFA-s, ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore.

Ndeshja u zhvillua në Frankfurt të Gjermanisë, ku kundërshtari i Kosovës ishte skuadra e  Ishujt Faroe, që përfundoi me rezultatin 2-0.

Kliko per me shume info

Golat u shënuan nga Albert Bunjaku dhe Elbasan Rashanin.
Ndeshja kishte pak raste për të shënuar, por dy lojtarë janë dënuar me karton të kuq: Bersant Celina la fushën e lojës në minutën e 40 të pjesës së parë si pasojë e një ndërhyrjeje të ashpër, ndërkohë që vetëm 4 minuta më pas kosovarët shënuan.

Në pjesën e dytë, sërish shenja nervozizmi në fushë dhe kësaj radhe ishte një prej lojtarëve të Ishujve Faroe që la fushën e blertë, 9 minuta nga fundi i takimit, sërish për shkak të një ndërhyrje të rëndë me takë. Arbitri akordoi 4 minuta shtesë, ndërsa në të 92-tën ishte Bernard Berisha, ai që nga e majta dha një pasim për Elbasan Rashanin, që realizoi golin e dytë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here