Dëshironi që nesër kulla Eiffel të ngjyroset Kuq e Zi? Ja çfarë duhet të bëni

Aktualitet

shqiperia-franceDo ju pëlqente të shikonit kullën Eiffel të ngjyrosur kuq e zi? Falë bashkisë së Parisit tashmë mund të përjetoni emocionet e të parit të kullës kuq e zi në fund të ditës, kur të kenë përfunduar të gjitha ndeshjet.

Ndërsa skuadrat ndeshen në fushë, fansat “do ndeshen kokë më kokë” në rrjete sociale për të vendosur se në çfarë ngjyrash do ndriçojë kulla. Çdo person në gjithë botën do mund të kontribuojë me anë të votës. Nuk ka rëndësi nëse e bëni këtë gjë në Twitter, Facebook apo Instagrm. Në ditët që do luajë Shqipëria, këtë të shtunë dhe në datat 15 dhe 16 qershor, para orës 21:30 duhet të përdorni hashtagun #ALB sa më shumë të jetë e mundur. Theksohet që postimi duhet të jetë publik. Kombi që përmendet më shumë do ketë nderin të shijojë për 10 minuta kullën në ngjyrën e flamurit të tij. Gjithashtu do ketë përzgjedhje të mesazheve më të bukura të cilat pas përzgjedhjes do shfaqen në kullë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përsa i përket tifozëve në stadium, ai që tregohet më kreativ do shpallet fitues dhe në pushimin e ndeshjes do thërritet në fushë për t’i dhënë një trofe.

ME TE LEXUARAT