E papritur, Armando Duka pranon se De Biasi mund të largohet

Kliko per me shume info

duka2016Me Shqipërinë që është në kulmin e aventurës në Kampionatin Europian, presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka i kthehet diskutimit rreth së ardhmes së trajnerit Gianni De Biasi.

Gjatë një interviste për italianen Sky Sports, kreu i FSHF-së deklaroi se në rast të një oferte joshëse, nuk do ti krijojë pengesa teknikut.

Kliko per me shume info

“Përpara Europianit ramë dakord të mos mendonim ose të flisnim për të ardhmen. Po zhvillohet një turne shumë i rëndësishëm për ne të gjithë. Trajnerit i thashë prej fillimit, se në rast të një oferte joshëse për karrierën e tij, do ta linim të lirë të largohej”.

Presidenti Duka foli edhe për ecurinë dhe ambiciet e Kombëtares në Euro 2016.

“Pas humbjes në debutim me Zvicrën, ndeshja ndaj Francës është mjaft e rëndësishme për ne. Do të japim gjithçka. Është një kundërshtar mjaft i fort, por shpresojmë të paraqitemi mirë. Nuk kemi asgjë për të humbur. Nëse marrim rezultat pozitiv, shumë mirë. Por, edhe nëse nuk e kalojmë grupin jemi të kënaqur me pjesëmarrjen”.

Në fund, drejtuesi më i lart i futbollit shqiptar dha edhe një vlerësim për Kombëtaren kuqezi.

“Kjo është skuadra më e fortë e Shqipërisë, pasi pjesëmarrja në Kampionatin Europia n është një arritje që nuk e kishim realizuar asnjëherë më parë”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here