Dy mesazhe nga ambasadori Lu dhe prokurori shqiptaro-amerikan

Kliko per me shume info

gjon-juncajAmbasadori amerikan Donald Lu dhe prokurori shqiptaro-amerikan Xhon Juncaj kanë përcjellë mesazhe për politikën shqiptare duke sjellë në vëmënedje shembuj nga jeta e tyre. Në një festë për pavarësinë e Amerikës, dy zyrtarët amerikanë theksuan se në një vend ku

funksionojnë institucionet të gjithë janë të barabartë dhe trajtohen si të tillë.

Kliko per me shume info

Ambasadori Donald Lu deklaroi:

Në vitin 1960 u nis në një udhëtim të vështirë 28 ditor me anije përmes oqeanit Paqësor drejt SHBA. Ai kishte me vete vetëm 2 mijë dollar për të studiuar në Universitetin e Oklahomas. Në vend që ti përdorete paratë për blerë gjëra praktike ushqim, veshje dhe libra ai e përdori pjesën më të madhe për të blerë një BMË të përdorur. Gjatë ditës studionte inxhinieri dhe gjatë natës punonte si barist.

Kur i mbaruan paratë shkoi në Los Angelos, ku gjeti punë në një kompani inxhinierike. përfundimisht kompania sponsorizoi që ai të merrte green cart. Ai kurseu mjaftueshëm paraa për të sjëllë vëllezërit, motrënm dhe nënë e tij në SHBA.
Im ate pati një karierë të gjatë si inxhinier. Ai nuk ishte kurrë i pasur, por ia afroi fëmijëve të tij mundësinë që ai vetë nuk i kishte pasur kurrë. Ai pati një jetë me Aventura dhe ishte krenar që ishte amerikan.

Prokurori Xhon Juncaj: Sot festojmë pavarësinë e një vendi të madh. Si e masim madhështinë e një vendi? Babai dhe nëna ime si shqiptarë do t`ju thoshin se në një vend te madh, me shumë punë dhe sakrificë, një mekanik dhe e shoqja pastruese, të dy me prejardhje shqiptare mund ti rrisin dhe ti japin shkollë 4 fëmijëve. Në një vend të madh mund ti rrisin ata fëmijë, me vlerat tradicionale shqiptare: “bukë e krypë dhe zemër të bardhë”.

Në një vend të madh mund të festojnë jo vetëm domethënien e 4 Korrikut, por edhe 28 Nëntorin. Do ti thoshim se në një vend të madh, djali i prindërve emigrantë mund të bëhet prokuror, një prokuror që përpara gjykatave të huaja te deklaroje me krenari: Une jam Xhon Juncaj dhe perfaqesoj popullin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Heronjtë e Pavarësisë nuk nderohen me fishekzjarre qe ndricojne qiellin, jane kalimtare. Jo si amerikan krenar ju them se heronjtë e Pavaresise nderohen kur mbahet premtimi i tyre, premtimi për mundësi të barabartë për çdo qytetar, të bëhet edhe në të ardhmen.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here