Durrësi "Venecia" e Shqipërisë! Ja si duket i mbuluar nga uji

Aktualitet

permbytje-durresReshjet e dendura të shiut që kanë nisur mëngjesin e kësaj të hëne kanë shndërruar qytetin e Durrësit në një Venecia, ku çdo rrugë është pushtuar nga sasia e madhe e ujerave.

Kjo ka bërë që qytetarët të përballen me vështirësi në qarkullim, ndërkohë që automjetet të mbeten në rrugë, pasi kanalizimet nuk kanë mundur që të përballojnë fluksin e madh të ujerave të grumbulluara.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përmbytje të shumta janë regjistruar në zona të ndryshme të qytetit, duke theksuar ato më të populluara sidomos në zonat e “ Ura e Dajlanit” dhe “Stacioni i Trenit”.

Këto zona prej vitesh kanë pasur probleme me përmbytjen sa herë që bie shi.

https://youtu.be/AeoA3LhLdMc

ME TE LEXUARAT