Durrës-Kukës, ja sa do të jetë pagesa e kalimit për cdo automjet

Kliko per me shume info

kukes-morineMinistri Edmond Haxhinasto zbuloi se ofertat për marrjen me koncesion të mirëmbajtjes së rrugës Durrës-Kukës janë secila mbi 50 milionë euro.

“Janë investime kapitale të mirëfillta. Na parashikonim mbi 50 milionë dhe ofertat janë të tilla”, shprehet Haxhinasto.

Kliko per me shume info

Në garë janë dy kompani “Vendeka Bilgi”, dhe “Catalys and Salillari” dhe në ditët në vazhdim pritet të dilet me një rezultat nga tenderi.

Koncesioni është 30-vjeçar dhe parashikohet një pagesë mesatare prej rreth 5 euro për çdo automjet që kalon në 60 kilometrat e segmentit Milot-Morinë, raporton TCH.

Konçesionarit i është garantuar subvecioni deri në 4 mijë automjete në ditë, çka do të thotë se në qoftë se nuk sigurohet ky trafik paratë për pjesën e mbetur do të paguhen nga buxheti i shtetit.

Për vitin e parë shuma e garantuar është rreth 8 milionë euro, dhe vazhdon me progresion rritës çdo vit deri në 14 milionë euro.

Deklarata e Haxhinastos u bë pas firmosjes së një tjetër koncesioni për ndërtimin e një porti jahtesh në Shëngjin. Investimi është mbi 7 milionë dollarë nga një bashkim kompanish sllovake, hungareze dhe austriake. Koncesion është 35-vjeçar dhe ka për qëllim nxitjen e turizmit. Ndërtimi i veprës pritet të bëhet për 12 muaj.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here