Durrës, Gjykata shpall të pafajshëm ish-kryeinspektorin e Mjedisit

Aktualitet

Gjykata e DurresitGjykata e Durresit ka shpallur mesditen e sotme te pafajshem ish-kryeinspektorin e Mjedisit ne kete qytet, Genci Balla, i akuzuar per "korrupsion pasiv...", i cili u arrestua ne flagrance se bashku me inspektorin Eduart Bejko, duke ndare parate qe i kishin marre nje shtetasi kinez, administrator i nje kompanie private qe operonte ne Durres. Pavaresisht se ne te njejtat rrethana te arrestimit ne flagrance (pra, duke ndare parate), inspektori Bejko, ndryshe nga eprori i tij, eshte shpallur fajtor dhe eshte denuar me 1 vit e 4 muaj burgim per akuzen e "Korrupsionit pasiv...". Po ashtu, eshte shpall fajtore edhe shtetasja Dorina Nikolla, e cila u denua me 7 muaj burgim, por qe do te kaloje ne sherbim prove, e akuzuar per "Ushtrim ndikimi te paligjshem..." tek dy zyrtaret Balla dhe Bejko. Per prokurorine e Durresit, vendimi i treshes gjykuese te kryesuar nga gjyqtarja Anita Mici dhe anetare Tritan Hamitaj e Petraq Curri, konsiderohet teresisht te pabazuar ne ligj dhe ne prova dhe, sapo te zbardhet, do te dorezoje ankimin prane Gjykates se Apelit Durres. Ne konkluzionet e saj gjate ketij procesi gjyqesor, Prokuroria e Durrësit kërkoi dënimin me nga 4 vjet e gjysëm burgim secilit për dy drejtues të Inspektoratit të Mjedisit në këtë qytet, të akuzuar për veprën penale të “korrupsionit pasiv…” dhe 1 vit e 6 muaj per shtetasen Dorina Nikolla. Nga hetimi rezulton se dy punonjësit publikë merrin nga administratori shumën prej 100 mijë lekë të reja në muaj, në këmbim të mosushtrimit të kontrollit në këtë kompani private.

ME TE LEXUARAT