Duka: Duam të qëndrojmë, s`kemi biletë kthimi nga Franca

Aktualitet

agron-dukaPër Armand Dukën është padyshim një moment shpërblimi për gjithcka është bërë në këto vite me futbollin shqiptar, por për të ky është shumë më tepër se një sukses thjesht futbollistik.

“Jam shume i kenaqur jam vertet shume i kenaqur qe morrem pjese ne kete kompeticion qe beme cdo gje mire, qe jane kenaqur gjithe shqiptaret dhe kjo e sotmja ishte shpresojme shume qe te rrime akome ketu”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Objektivi per ne ka qene i arritur qe erdhem ketu, jam i kenaqur qe beme nje paraqitje shume te mire, si ne ndeshjen e pare te dyten, dhe fituam te treten por mbi te gjitha nje paraqitje si komb me tifozet qe kane treguar qe jemi nje komb europian dhe ky eshte nje sukses shume i madh futbollistik…

Në fund edhe cështja e premiove, apo thënë shqip, shpërblimit, Duka nuk tregon vlerën monetare të vënë në dispozicion për këtë fitore nga FSHF, por rrëfen një tjetër shpërblim interesant.

Premio do marre ekipi, do jape Fshf do jape qeveria. Kryeministri ka premtuar jo vetem premio po ju ka premtuar te gjithe lojtareve pasaporta diplomatike. Shqiperia nuk ka ambasadore me te medhenj se keta, keshtu qe keta jane ambasadore.”

Në fund pavarësisht një momenti hareje e feste kolektive, një drejtues duhet të mbetet gjithmonë ambicioz.

“Kam qare shume pas ndeshjes me Francen kam qare dhe sot, kemi qare jemi puthur, jemi gezuar por jam i kenaqur se luajtem mire, ishim me te qarte se Rumani. Luajtem tre ndeshje te bukura uroj te rrime, kemi shume deshire. Duam te rrime dhe nuk kemi bilete kthimi.”

ME TE LEXUARAT