Droga “pushton” vendin, digjen në Vlorë 3900 rrënjë hashashi

Kliko per me shume info

kanabis2016Dhjetë parcela me rreth 3900 rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar nga policia e Vlorës të mbjella në fshatrat Vërmik, Vezhdanisht dhe Dukat i Ri.

Sipas policisë, bimët narkotike ishin të mbjella nëpër sipërfaqe toke pa pronarë, të ndara në 10 parcela, me lartësi deri në 25 cm, të cilat u asgjësuan me djegie. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Kliko per me shume info

Ndërkohë, mbi 2 mijë rrënjë kanabis u asgjësuan edhe në Lushnje. Në fshatin Çiflik u gjetën edhe 198 fidanë në kubik. Shpallen në kërkim dy kultivuesit: N.N, 47 vjeç, banues në lagjen “Xhevdet Nepravishta” të Lushnjes dhe Y.P., 54 vjeç, banues në lagjen “18 Tetori” të Beratit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here