Kapen në Vërmicë mbi 10 kg substancë narkotike

Kliko per me shume info

droge-vermiceNjësite e Doganës në bashkëpunim me Policinë  e Kosovës gjatë kontrolleve në pikën kufitare të Vërmicës arritën të kapin mbi 10 kg substanca narkotike të llojit marihuanë.

“Mbrëmë rreth orës 23:50 është ndalur për kontrollë  në vijën e dytë të kontrollit vetura e tipit OPEL me targa të Kosovës që drejtohej nga një shtetas i Kosovës. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e lartë përmendur është zbuluar një sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike.

Kliko per me shume info

Sasia e lëndës narkotike ishte 10300 gram (10 kilogram e 300 gram). Lënda narkotike u zbulua e fshehur në disa pozicione në automjet, më saktësisht në bagazh në vendin e gomës rezervë (13 paketime), në anën e majtë të bagazhit (3 paketime), përpara në motor tek filtri i ajrit (2 paketime) dhe afër xhamit të parë tek hapësira për ventilim (3 paketime), pra gjithsejtë 21 paketime.

Personi  i dyshuar është arrestuar nga ana e Policisë dhe rasti është përcjell tek Policia e Kosovës. Gjatë kontrollit janë shfrytëzuar pajisjet e dhuruara nga Qeveria amerikane përmes programit EXBS-i, të cilat mundësuan zbulimin e shpejt të këtij rasti”, njofotn Dogana e Kosovës.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here