Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit e drogës në Spanjë, në pranga 7 shqiptarë

Aktualitet

prostitutaaNjë grup prej 9 personash, 7 shqiptarë dhe 2 spanjollë, u arrestuan nga policia në Spanjë pasi akuzohen për shfrytëzim prostitucioni.

Grupi në fjalë e kryente aktivitetin në qytetin e Barcelonës, ku detyronte vajzat që të ushtronin prostitucion për pagesa që varionin nga 20 deri në 50 euro në ditë.

Vajzat ishin të detyruara të punonin çdo ditë të javës, përndryshe bëheshin objekte të dhunës fizike. Hetimet nisën në nëntor të vitit 2015 pas ankesës së bërë nga një vajzë që kishte rënë pre e rrjetit. Gjatë operacionit të policisë spanjolle u gjetën 7.100 euro, 100 qese kokainë.

ME TE LEXUARAT