Policia greke zbulon laborator droge, arrestohen 11 shqiptarë

Kliko per me shume info

droge-greqiPolicia greke ka goditur një grup kriminal të trafikut të drogës, ku në pranga kanë rënë 14 persona, nga të cilët 11 shtetas shqiptarë.

Mediat greke shkruajnë se operacioni i policisë greke në zonën e Atikës, zbuloi një laborator të përpunimit të drogës.

Kliko per me shume info

Kokaina, heroina dhe hashashi i përpunuar kishte për qëllim tregun vendas. Nga policia nuk bëhen të ditur emrat e personave të arrestuar.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruafr7 kilogramë heroinë, 850 gram kanabis i përpunuar, 37.6 gram kokainë dhe 5 kilogramë e 506 gram pluhur farmaceutik i përshtatshëm për tjetërsimin e drogës.

Po ashtu janë sekuestruar edhe pajisje laboratorike për përpunimin e drogës, një pistoletë, një sasi parash prej 13 635 euro si dhe 2500 lekë shqiptare, dy makina, telefon celularë, peshore etj.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here