Aksioni në Devoll, policia djeg serat me 9 mijë rrënjë drogë

Kliko per me shume info

sera-drogePolicia lokale njoftoi se ka zbuluar dhe asgjësuar me anë të djegies, 9000 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

Burimet zyrtare thane se në vijim të punës, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, nga efektivët e

Kliko per me shume info

Komisariatit të Policisë Devoll, është ushtruar një kontroll i imtësishëm, mbi fshatin Sinicë, ku tek vendi i quajtur “Shkëmbi i Vjeshtës”, u konstatuan të kultivuara rreth 9000 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, nga të cilat:
1200 bimë të mbjella në tokë dhe 7800 bimë të mbjella në gota plastike, këto të fundit të kultivuara në 4 sera.
Gjatë kontrollit të kësaj zone, në një vend të përshtatur, gjithashtu u gjetën :
2 (dy) armë zjarri tip automatik model 56,
4 krëhëra, si edhe 16 fishekë luftarakë kalibri 7.62 mm.
Policia ka thene se bimët narkotike u asgjësuan në vend, me anë të djegies dhe një pjesë e tyre, u morën në cilësinë e provës materiale.
Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Kultivimi i bimëve narkotike”; “Prodhimi dhe mbajtja pa lejë e armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 284 dhe 278 të Kodit Penal.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here